Deschamps flet para sfidës: Shqipëria do të tregojnë dashurinë për...

Deschamps flet para sfidës: Shqipëria do të tregojnë dashurinë për...

18:32, 16/11/2019

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur në vigjilje të sfidës kundër Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, Deschamps u shpreh se ka vlerësim për Shqipërinë, duke deklaruar se kuqezinjtë do të kërkojnë të paraqesin identitetin e tyre, në një takim ku gjithashtu inaugurohet edhe stadiumi i ri.

 “Jam i bindur që nesër do të kemi përballë një ekip të motivuar. Ndeshjet me Moldavinë dhe Turqinë janë harruar, i përkasin të shkuarës. Unë besoj se ekipi im, nesër do të bëjë një performancë të mirë, ndaj Shqipërisë së motivuar”, tha fillimisht ai.

Shqipëria? “Do të thosha që edhe për nesër unë pres dhe ndihmësi im e ka përgatitur ndeshjen, që ekipi im të marrë një rezultat pozitiv. Ndeshjen e Shqipërisë me Andorrën e kam parë, pasi duhet të përshtatej skema për sfidën e ardhshme”

Çfarë keni biseduar me lojtarët, pas ndeshje me Moldavinë? “Do të thosha që nesër do të jetë një ndeshje e fortë, pasi do të luajnë në fushën e tyre, në inaugurimin e stadiumit. Shqiptarët do të manifestojnë dashurinë e tyre për futbollin”.

Cili lojtar shqiptar do grumbullohej me Kombëtaren e Francës? “Do përpiqem të japë një përgjigje. Mund të përzgjedhë vetëm lojtarë francezë, jo shqiptarë (qesh). Do thosha që ju keni lojtarë shqiptarë të një cilësie të mirë, duhet ta pohoj këtë. Duhet t’i referohem dhe humbjes që pësuam në Elbasan 1-0. Duhet të them se lojtarët shqiptarë kanë një cilësi të mirë”.

Vendi parë? “Nuk mund të them, që mund të kemi një grup të mirë apo më pak të vështirë, po morëm vendin e parë. Ne duhet të marrim vendim e parë, pastaj shorti është short. Ne duhet të punojmë që të mundim ekipet e tjera”.

Ndryshime? “Duhet të them se të gjithë lojtarët kanë dëshirë të luajnë nesër. Koha e shkurtër lë pak kohë për të reflektuar. Por, kjo varet nga forma. Mund të ketë një lojtar në një formë më të  dobët se lojtarët e tjerë”.

Mbappe? Është një lojtar klasi, që bën diferencën, por duhet thënë se Kiliani është pjesë e një grupi. Unë kam diskutuar me të edhe kur ai merr nismat individuale, por varet dhe nga lojtarët që ai ka në krah në ato momente. Por, duhet thënë se është një lojtar që bën diferencën”.

Lojtarët dhe zgjedhjet? Të gjithë lojtarët kanë interes të realizojnë paraqitje je sa më të mira, por ka një kohë që është e gjatë deri në muajin mars, që do bëhen zgjedhjet. Do varet dhe nga dëshira e tyre.  Nuk mund të flasim për listën me 23 lojtarë të muajt mars, është diçka e parakohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco