Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Topi kalon vijën e portës, e pabesueshme por Qipros nuk i akordohet goli!

VIDEO/ Topi kalon vijën e portës, e pabesueshme por Qipros nuk i akordohet goli!

18:24, 16/11/2019

Qipro humbi me rezultatin 2-1 përballë Skocisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset në “Euro 2020”

Në këtë takim ka ndodhur një episod i pabesueshëm, me arbitrin që nuk ka akorduar një gol fantazmë të qipriotëve, që nga pamjet e përsëritura, duket qartë që ishte i rregullt pasi topi e kishte kaluar të gjithë vijën.

Sulmuesi Efrem shmangu bukur mbrojtësit skocezë dhe goditi, me topin që fillimisht u përplas në traversë, ndërsa në momentin që ra në kontakt me tokën, duket qartë që e kishte kaluar vijën.

Por pavarësisht kësaj, arbitri nuk e akordoi golin pasi në kualifikuese e Europianit nuk aplikohet “goal-line technology” dhe as sistemi VAR.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco