Varane: Franca vjen për fitore! Ja çfarë thotë ‘ylli’ i Realit për Shqipërinë

Varane: Franca vjen për fitore! Ja çfarë thotë ‘ylli’ i Realit për Shqipërinë

17:39, 16/11/2019

Kapiteni i Francës, Raphaël Varane kërkon që përfaqësuesja e tij të bëjë një ndeshje të mirë të dielën kundër Shqipërisë e cila luhet në stadiumin e ri Kombëtar, “Air Albania”.

Në një deklaratë për mediat, “ylli” i Real Madridit, theksoi se Franca mbërrin në Tiranë për të marrë 3 pikë.

“Ne jemi kampionët e Botës dhe duam pikët e plota, me qëllim që të kemi grupin e parë në grupin  tonë. Unë mund të them që duke qenë të parët, do të përballemi me ekipe të mira me ekipet që do krijohen. Por, le t’ia lëmë të ardhmes”, tha fillimisht Varane.

Çfarë do ndryshoni ndaj Shqipërisë? “Në ndeshjen me Moldavinë, në pjesën e parë ishim statik, por na u desh të ndryshojmë. Nesër mendojmë të trondisim lojën dhe të jemi më dinamikë. Motivimi jonë është që nëser të fitojmë ndeshjen. Me Moldavinë pjesa e parë nuk ishte e mirë, por nesër jemi të angazhuar për të bërë një lojë të mirë”.

I trembeni humbjes? “Nuk ka qenë një ndeshje e lehë. E konsiderojmë ndeshje të vështirë, pasi Shqipëria bën një lojë intensive në krah dhe preson shumë. Ndeshja nuk do jetë e thjeshtë. Fitorja në Paris na lehtësoi, por nesër nuk do jetë e lehtë. Do na takoj ne të luajmë fort, edhe Deshamo tha që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe luajnë në inaugurimin e stadiumit të ri”.

Gabimet me Moldavinë? “Do të them që nesër ne do jemi të mobilizuar. Në ndeshje ndodh edhe të zhgënjehesh. Nesër duhet të jemi të motivuar për të fituar ndeshjen. Duhet të them, se edhe trajneri është i përgatitur që të marrim fitoren për të bërë rezultatin maksimal në grupin tonë.

Çfarë do ndryshoi Deshamp? “Jo koha ka qenë e shkurtët dhe nuk kishim çfarë do të ndryshonim. Nesër do tentojmë të kemi lëvizshmëri, të tentojmë topa të gjatë në thellësi, me qëllim të jemi më shumë në sulm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco