Elseid Hysaj: Franca nuk të fal, mishi kokërr kur na kujtohet ndeshja me Serbinë

Elseid Hysaj: Franca nuk të fal, mishi kokërr kur na kujtohet ndeshja me Serbinë

17:06, 16/11/2019

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj ka se Shqipëria do të japë maksimumin për sfidën e së dielës kundër Francës.

Në një konferencë për mediat, kapiteni i kuqezinjve është shprehur se nesër duhet të shfaqet e kundërta e asaj që ndodhi me Andorrën, që ishte një ndeshje për t’u harruar.

Sipas mbrojtësit shkodran vlerësoi maksimalisht Francën ku tha se do të futen në fushë me një mentalitet tjetër.

“Besoj që ne në këtë ndeshje do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara, jo si me Andorrën, pasi në këtë ndeshje duhet të ishim më të egër në fushë. Ne e kemi kuptuar këtë gabim dhe do të hyjmë më një mentalitet tjetër”.

Ndeshje e vështirë apo më e lehtë?

“Do të jetë ndeshje më e vështirë, pasi Franca ka shumë kampionë në ekip si Grizman dhe Mbape. Kanë krijuar një grup më të mirë se në kualifikueset e kaluara. Ato kualifikuese kemi luajtur me zemër më shumë se sa me skema. Tashmë duhet të bëjmë një ndeshje siç bëmë me Turqinë.

A ju motivon Toti, pasi do jetë në stadium?

“Unë i besoj më shumë faktit se do na ndihmojë tifozeria. Pastaj që do jetë Toti apo lojtarë të Romës, më jep kënaqësi. Tani unë jam pjesë e Napolit dhe dua të rikuperoj vendin tim aty dhe pastaj të shohim.”

Prisni një dhuratë nga Franca, për stadiumin e ri?

“Nuk besoj se Franca më këta kampionë ta na fali pikë apo fitore. Profesionistët janë gati të marrin pikët dhe të fitojë, qoftë miqësore apo ndeshje zyrtare. Duhet të jemi me mentalitet më të fortë. Kemi treguar se dimë të luajmë dhe jemi të fortë. Nuk jemi si më parë që vraponim në fushë. Kemi treguar se dimë të luajmëm duhet të kemi besim , ashtu si Moldavia që pati dhe rastet e veta ndaj Francës. Duhet të jemi të qetë dhe të hyjmë në fushë me besim”.

Luan skuadra me zemër ?

“Ne luajmë me zemër. Me ardhjen e trajnerit, mundohemi të luajmë me skemat e duhura. Ne shqiptarët kemi zemër. Përsa i përket ndeshjes me Serbinë, kur sheh ato momente të bëhet mishi kokrra, është mirë të kujtosh ato momente sërish”

Stadiumi i ri dhe një ndeshje e veçantë?

“Do të jetë një ndeshje e veçantë. Këtë stadium nuk e kemi pasur as në ëndërr. Është stadium për skuadra të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj. Do mundohemi ta respektojmë këtë stadium me një ndeshje të mirë dhe me një rezultat pozitiv.

Kapiten në një moment të tillë?

“Ndeshja me Andorrën ishte ndeshje për t’u harruar. Si kapiten ndihem shumë mirë, ndihem gati të japë 120%. Dhe çunat i shikoj në sy se çfarë ndjenjë kanë të luajnë. Po të jemi të qetë dhe të mos kemi frik nga kampionët ne do të kemi rastet tona, duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco