Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Reja: Ndaj Andorrës gabuam, kundër Francës duhet të jemi shumë inteligjentë

Reja: Ndaj Andorrës gabuam, kundër Francës duhet të jemi shumë inteligjentë

16:50, 16/11/2019

Edi Reja ka pranuar se Kombëtarja Shqiptare gaboi shumë në përballjen ndaj Andorrës.

Sipas, teknikut italian kuqezinjtë në këtë duel humbën shumë raste dhe pësuan dy gola të evitueshëm.

Në një deklaratë për mediat, Reja nënvizoi se për duelin kundër Francës skuadra duhet të japë maksimumin dhe të punojë me inteligjencë.

Pse të besojmë fitoren me Francën? “Ne hyjmë në fushën e lojës për të fituar dhe për të marrë maskimumin. Ndaj Andorrës gabuam dhe nga ana psikologjike. Përveç se humbëm shumë raste, pësuam dhe dy gola që ishin të evitueshëm. Elsi tha se duhet të harrojmë këtë ndeshje, por duhet të nxjerrim mësime. Andorra nuk shënonte në transfertë prej 9 vitesh por ne na shënoi dy gola. Ne do të luajmë kundër Francës, e cila nuk do të mbyllet në mbrojtje dhe mund te kemi disa raste, duke dalë në lojën tonë. Shpresoj të shënojmë në këto raste që do na dalin. Duhet të jemi shumë inteligjentë dhe të punojmë me mend”, tha ai.

Kujtojmë që sfida mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet mbrëmjen e së dielës në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco