FOTO/ Përmbytejet në Venezia, Donnarumma në mbështetje të banorëve

FOTO/ Përmbytejet në Venezia, Donnarumma në mbështetje të banorëve

15:55, 16/11/2019

Menjëherë pas ndeshjes me Bosnjën një delegacion i Kombëtares Italiane ka udhëtuar drejt Venezias, për t’u solidarizuar me banorët e qytetit pas përmbytjeve të ndodhura së fundmi.

Delegacioni ishte i përbërë nga portieri Gianluigi Donnarumma, presidenti i Federatës së Futbollit Grabiele Gravina dhe Gianluca Vialli.

Treshja e pa të vizitonte disa nga dyqanet e prekura nga përmbytjet, duke i dhënë kështu sadopak mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet.

“Venezia do ta kalojë këtë moment. Ajo do të çohet sërish si një sportist kur pëson një dëmtim të rëndë”, tha Gianluca Vialli.

Ndërsa Donnarumma u shpreh: " I qëndrojmë pranë qytetit të Venezias në këto momente të vështira”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco