VIDEO/ Aksident masiv në garat me motorë, rrezikoi të kthehehej në një tragjedi

VIDEO/ Aksident masiv në garat me motorë, rrezikoi të kthehehej në një tragjedi

15:22, 16/11/2019

Ditën e sotme gara me motorë në pistën e Macaut ka rrezikuar seriozisht të kthehet në një tragjedi.

Rrëzimi i njërit prej pilotëve të garës solli një aksident të shumëfishtë, ku u rrezikua jeta e shumë pilotëve të tjerë.

Mirëpo fatmirësisht edhe pse ishte një aksident ku u përfshinë shumë pilotë, të gjithë arritën të shpëtonin me disa lëndime të lehta.

Drejtuesit e pistës e ndërprenë menjëherë garën dhe u mendua se nuk do të vazhdohej më.

Por në fakt gara u vazhdua dhe fitues u shpall Ruter ndërsa podiumi u plotësua nga Pol Bërd dhe Deivid Johnson.

Megjithatë gara akoma nuk është cilësuar e vlefshme në mënyrë zyrtare, pasi ka pretendime dhe gara mund të quhet e pavlefshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco