Roma kërkon të blejë kartonin e Smalling, Manchester United i vendos çmimin marramendës

Roma kërkon të blejë kartonin e Smalling, Manchester United i vendos çmimin marramendës

14:07, 16/11/2019

Gjatë kësaj vere Chris Smalling u transferua nga Manchester United tek Roma në huazim.

Mbrojtësi anglez ka bërë mirë deri më tani me skuadrën “verdhekuqe”dhe për këtë arsye Roma po kërkon që të blejë përfundimisht kartonin e tij.

Mirëpo siç raportohet nga “TuttoSport””Djajtë e kuq” kërkojnë plot 18 milion euro për kartonin e 29 vjeçarit, një shumë kjo e papërballueshme për klubin roman.

Megjithatë mësohet se drejtori sportiv i Romës Gianluca Petrachi po negocion me drejtuesit e United për ta ulur çmimin e kartonit.

Samlling ka zhvilluar 10 ndeshje me Romën,ku ka shënuar dhe një gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco