Zlatan Ibrahimovic kërkon 1 milion euro në muaj

Zlatan Ibrahimovic kërkon 1 milion euro në muaj

12:01, 16/11/2019

Në qoftë se një klub i Serie-A dëshiron të firmos me Zlatan Ibrahimovic duhet të paguaj 1 milion euro në muaj.

Sulmuesi së shpejti do të jetë një  lojtarë i lirë, pasi kontrata e tij me LA Galaxy skadon në fund të dhjetorit, dhe ai tashmë ka njoftuar largimin nga MLS.

Milani, Roma, Bologna dhe Napoli kanë qenë të gjithë të lidhur me ish sulmuesin e Juventusit, Interit dhe Milanit.

Sipas asaj që raporton “La Republica” në qoftë se njëra nga ekipet e lartëpërmendura dëshiron të firmos me Ibran, duhet të paguaj një 1 milion euro në muaj, pra 6 milion euro nga janari deri në qershorë. Sipas gazetës kjo shumë kërkohet nga vetë suedezi.

Klubi i Milanit ka qenë më së shumti i lidhur me ish-lojtarin e tyre dhe ata shpresojnë që Ibra të marrë në konsideratë ofertën e tyre. Milanezët ofrojnë 4 milion euro për gjashtë muaj.

Sulmuesi 28 vjeçar luajti për kuqezinjtë nga 2010-2012, dhe shënoi 56 gola në të gjitha kompeticionet.

Ai po tërheq gjithashtu interes nga një tjetër klub i tij i mëparshëm, Manchester United.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco