Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Anglia me dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen ndaj Kosovës

Anglia me dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen ndaj Kosovës

11:26, 16/11/2019

ombëtarja e Kosovës pret nesër në shtëpi Anglinë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e EURO2020.

Megjithëse pa pretendime për t’u kualifikuar, kjo ndeshje është historike për “Dardanët” dhe shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” pritet të jenë të mbushura.

Në prag të këtij takimi, Anglia mbërrin në aeroportin “Adem  Jashari” në orën 18:30 dhe më pas do t’i drejtohet stadiumit për të bërë dhe stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme.

Me skuadrën e “3 luanëve”, nuk do të udhëtojnë dy yjet e Liverpulit, Xho Gomez dhe Xhordan Henderson.

Gomez i cili ishte edhe protagonist i një sherri me Sterling, ka pësuar një dëmtim në këmbë teksa Henderson është prekur nga një infeksion dhe e ka të pamundur të luajë kundër “dardanëve”.

Dy skuadrat, do të provojnë të japin më të mirën për të kënaqur tifozët teksa asnjë rezultat, nuk do të dëmtonte apo rregullonte gjë te skuadrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco