VIDEO/ Messi i thotë trajnerit të Brazilit që ta mbyll gojën, pamjet po bëjnë xhiron e botës

VIDEO/ Messi i thotë trajnerit të Brazilit që ta mbyll gojën, pamjet po bëjnë xhiron e botës

10:37, 16/11/2019

Pas një pezullimi 3 mujor Lionel Messi u rikthye në kombëtaren e Argjentinës në ndeshjen ndaj Brazilit. 32 vjeçari e ndihmoi ekipin e tij të fitonte me rezultatin 1-0. Messi ishte autor i golit të vetëm në këtë sfidë.

Mirëpo momenti më interesant gjatë ndeshjes ishte kur kapiteni i Argjentinës u kap në lojë me trajnerin e Brazilit, Tite. Ky i fundit i kërkoi gjyqtarët që ta ndëshkonte për një ndërhyrje, ndërsa Messi i tha ta qepte gojën. Ai u kap nga kamerat duke iu drejtuar me shenja dhe me fjalë teknikut brazilian. 

Image

Pas ndeshje trajneri i Brazilit u shpreh se ai u ankua vetëm tek gjyqtari: . "Unë u ankova te arbitri, sepse atij (Messit) duhej t’i tregohej kartoni i verdhë. Messi më tha të mbyllja gojën, edhe unë ia ktheva në të njëjtën mënyrë. Nuk dua të përgjigjem më për këtë çështje. Të tilla ndeshje kanë nevojë për një gjyqtar të fortë... Duhej dhënë karton i verdhë për Messin, kisha të drejtë të ankohesha”.

 


 

 

Argjentina dhe Brazili nuk kanë një marrëdhënie miqësore, ndërsa gjërat u ashpërsuan më shumë dhe në sfidën e vlefshme për Kupën e Amerikës. Brazili mposhti Argjentinën në gjysmëfinale, ndërsa Messi akuzoi drejtuesit e CONMEBOL për komplot. Ai tha se fitimi i Kupës nga Brazili ishte i programuar dhe kjo bëri që drejtuesit e këtij institucioni ta dënonin për 3 muaj. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco