Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Plumb në zarf, kërcënohet trajneri i Interit Antonio Conte

Plumb në zarf, kërcënohet trajneri i Interit Antonio Conte

10:12, 16/11/2019

Një lajm i pabesueshëm vjen nga Italia. Sipas Corriere della Sera , trajneri i Interit Antonio Conte ka marrë një zarf anonim që përmbante brenda saj një letër me kërcënime dhe një plumb.

Menjëherë sapo ka parë se çfarë kishte brenda, Conte ka bërë denoncimin në polici. Kjo e fundit ka vendosur të mbajë nën vëzhgim teknikun zikaltër.

Paraprakisht gjendja e vigjilencës ndaj Contes është nga më të ulëtat që parashikohet për raste të tilla në Itali, pasi policia e shikon këtë kërcënim si jo fort real, duke qenë se gjëra të ngjashme kanë ndodhur shpesh me personazhe publikë.

Megjithatë policia po bashkëpunon me postën që solli letrën, në përpjekje për të gjetur emrin e dërguesit, ndërsa patrulla tani kalon më shpesh nga banesa e Contes, për t’u garantuar që nuk rrezikohet asgjë.

Niveli i rrezikut është thuajse minimal, teksa Conte banon në një apartament poshtë zyrave të klubit zikaltër dhe ky kërcënim duket se ka prishur sadopak qetësinë e një grupi që po bën mjaft mirë dhe po tenton të thyejë hegjemoninë e Juventusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco