Lukaku: Ja sekreti i marrëdhënies së shkëlqyer me trajnerin Conte

Lukaku: Ja sekreti i marrëdhënies së shkëlqyer me trajnerin Conte

10:00, 16/11/2019

Këtë verë, Romelu Lukaku dëshironte një aventurë të re, dhe ashtu bëri. Belgu u transferua nga Manchester United për tek Inter. Lukaku ishte dëshirë e trajnerit Conte, dhe nga grumbullimi ku ndodhet me kombëtaren e Belgjikës ka folur dhe për raportin që ka me teknikun italian.

26 vjeçari u shpreh se raporti me Conten bazohet tek ndershmëria.

“Raporti im me Conten bazohet te ndershmëria. Nëse ka diçka që nuk shkon, dua të ma thotë dhe ai e bën gjithmonë. Edhe Koeman e Mourinho kanë qenë të ndershëm e të sinqertë. Nuk dua të veçoj as Solskjaer, që donte të më mbante në ekip, por në fund respektoi dëshirën time për t’u larguar”, deklaroi sulmuesi belg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco