Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Iker Casillas thumbon FIFA-n dhe UEFA-n

Iker Casillas thumbon FIFA-n dhe UEFA-n

08:29, 16/11/2019

Pas deklaratës, se vendimet e mëdha nga ana e VAR duhet të shoqërohen nga një ish-futbollist profesionist për të siguruar një ekspertizë më të mirë, Iker Casillas është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.

Ish-portieri i Realit të Madridit, ka shkruar në profilin e tij në “Twitter” në lidhje me temën e lojtarit më të mirë të vitit, ku sipas spanjollit po veprohet pa logjikë.

“Van Dijk e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA. Messi fitoi çmimin e lojtarit të vitit nga FIFA. Imagjinoni sikur Cristiano Ronaldo të fitojë ‘Topin e Artë’ (që e meriton), më duket sikur rruga që zgjidhet për të nxjerrë fituesin është pa logjikë, apo jo? Reflektimi i së premtes”, mbyll postimin e tij Casillas.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco