Fitore e madhe e Zvicrës, Xhaka pranë kualifikimit në Kampionatin Europian

Fitore e madhe e Zvicrës, Xhaka pranë kualifikimit në Kampionatin Europian

23:23, 15/11/2019

Zvicra rikthehet të besojë një biletë në eliminatoret e Kampionatin Europian 2020.

Zvicra e Granit Xhakës, Albian Ajetit e Adir Mehmedit ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme pasi mposhti me rezultatin 1-0 Gjeorgjinë.

Cedric Itten shënoi golin e vetëm të takimit dhe në këtë mënyrë Zvicra renditet në vendin e dytë në Grupin D me 14 pikë të grumbulluara. Të besuarit e Petkovic kanë dy pikë më shumë se rivali që pozicionohet i treti, Irlanda.

Zvicra kështu ka rritur gjasat për kualifikimin në Europian, pasi sfidën e fundit e luan me Gjibraltarin, kurse Irlanda përballet me Danimarkën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco