Përfundojnë ndeshjet, ‘lumë’ golash në eliminatore të ‘Euro 2020’

Përfundojnë ndeshjet, ‘lumë’ golash në eliminatore të ‘Euro 2020’

22:45, 15/11/2019

Kanë përfunduar 8 ndeshjet e ditës së premte të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Pas Finlandës, sot siguroi kualifikimin edhe Suedia që mundi 2-0 në transfertë Rumaninë e cila kishte pasur shanse reale për të kaluar turin. Skandinavët triumfuan me golat e Berg dhe Kuaison që në pjesën e parë të ndeshjes duke siguruar praninë e tyre në aktivitetin e verës së ardhshme.

Bie në sy fitorja e Spanjës 7-0 përballë Maltës, ndërsa Danimarka mposhti me rezultatin e thellë 6-0 Gibraltarin. Golat e Moratës, Kacorlës, Torres, Sarabias, Olmos, Morenos dhe Navas, e çuan Spanjën në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë në grupin F.

Italia, edhe pse e kualifikuar, mori fitoren e 9-të në nëntë takime, duke mposhtur 0-3 Bosnjën. Golat për ekipin e Mançinit u shënuan nga Açerbi, Insinje dhe Beloti.

Ja të gjitha rezultatet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco