Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Shqipëria 'shpëton' vetëm me 3 gola, Anglia shkatërron Shpresat e Bushit

VIDEO/ Shqipëria 'shpëton' vetëm me 3 gola, Anglia shkatërron Shpresat e Bushit

21:10, 15/11/2019

Shqipëria U21 pësoi një tjetër humbje përballë bashkëmoshatarëve të Anglisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian për 21-vjeçarët.

“Tre Luanët” fituan me rezultatin 3-0 përballë Shpresave në takimin që u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës, shkruan SYRI.net

Rezultati u zhbllokua në minutën e 22’ nga Foden. Talenti i Manchester Cityt, godet direkt nga goditja e dënimit dhe topi përfundon në rrjetën e portierit Hoxha.

Ndërsa në minutën e 35-të, anglezët fitojnë një penallti. Nga pika e bardhë gjuan Bruster, por topin përfundon në shtyllë duke humbur kështu një rast të artë për të dyfishuar takimin.

Për të dyfishuar rezultatin mendoi Galager i cili shënoi supergol 2 minuta nga fundi i pjesës së parë.

Gjatë fraksionit të dytë të lojës të rinjtë e Anglisë kontrollojnë lojën dhe shënojnë vetëm në fund të takimit me anë të Nelson. Mbrojtja kuqezi ishte e përgjumur.

Pas kësaj humbje, Shqipëria renditet në vendin e katërt me vetëm 5 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco