Historike/ Finlanda për herë të parë siguron kualifikimin në Kampionatin Europian

Historike/ Finlanda për herë të parë siguron kualifikimin në Kampionatin Europian

20:05, 15/11/2019

Finlanda për herë të parë siguron kualifikimin historik në Kampionatin Europian.

Të besuarit e Markku Kanervas fituan me rezultatin 3-0 përballë një kundërshtari më të dobët, Lihtenshtajnit.

Pas shumë zhgënjimeve në të kaluarën, sot Finlanda ka shkruar historinë pasi vendi me 5.5 milionë banorë do të shijojë suksesin edhe në futboll.

Në minutën e 21’ ishte sulmuesi Jasse Tuominen që zhbllokoi rezultatin, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi Teemu Pukki (64’) nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin e tretë të takimit e realizoi sërish Teemu Pukki në minutën e (75’), për t’i siguruar përfaqësueses së tij kualifikimin e parë në një event madhështor.

Pas kësaj fitore, Finlanda pozicionohet në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa ndeshjen e fundit të eliminatoreve e luan përballë Greqisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco