Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Griezmann jep paralajmërimin para duelit me Shqipërinë: Të shqetësohemi nëse...

Griezmann jep paralajmërimin para duelit me Shqipërinë: Të shqetësohemi nëse...

19:24, 15/11/2019

Përfaqësuesja e Francës ka siguruar kualifikimin në EURO 2020.

Pavarësisht fitores 2-1 ndaj Moldavisë, “gjelat” nuk kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, të cilët ia kanë dalë falë dy episodeve të diskutueshme.

Për këtë ishte i ndërgjegjshëm edhe Antoine Griezmann, i cili pranoi se tani duhej të shqetësoheshin nëse paraqitje të tilla do të përsëriteshin edhe ndaj Shqipërisë të dielën.

“Jemi të lumtur, edhe pse nuk ishte një ndeshje e madhe për ne. Por kualifikimi erdhi dhe tani duam vendin e parë. Nuk ishim mirë, por duhet të pranojmë këto tri pikë. Kjo është më e rëndësishme, ka mbrëmje si këto, ti mund të provosh gjithçka e në fund nuk ia del të bësh atë që do”, theksoi sulmuesi.

“Tani kemi 2-3 ditë që të riaftësohemi dhe të mundohemi të harrojmë këtë ndeshje sa i përket lojës sulmuese, të përpiqemi të fitojmë të dielën. Ndodh edhe kështu, ka disa ndeshje ku ne nuk jemi aty ku duhet, kalojnë pa u kuptuar. Paksa si ajo ndaj Australisë në Kupën e Botës. Më pas, nëse të dielën do të bëjmë të njëjtën ndeshje, atëherë do të duhet të shqetësohemi. Mendoj se ne kemi lojtarët për të bërë një ndeshje të bukur”, tha sulmuesi francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco