Joachim Low befason: Gjermania nuk është favoritëve në Euro 2020

Joachim Low befason: Gjermania nuk është favoritëve në Euro 2020

18:45, 15/11/2019

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka befasuar me deklaratat e tij të fundit.

Me një fitore të mundshme, Gjermania siguron pjesëmarrjen në Euro 2020, por pavarësisht kësaj trajneri Low mendon që skuadra e tij nuk është favorite për të triumfuar në këtë kompeticion.

“Sa i përket të tashmes, ne kemi një skuadër shumë të talentuar, ambicioze dhe të uritur për triumf. Kemi shumë potencial” ka thënë Low.

“Pavarësisht këtyre ne nuk do të jemi në mesin e favoritëve absolut. Franca dhe Anglia luajnë me lojtarët e njëjtë për disa vite” ka shtuar trajneri.

Gjermania ndeshjen e radhës e luan kundër Bjellorusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco