Plani B/ Kosova ka një tjetër shans për tu kualifikuar në ‘Euro 2020’. Ja detajet ...

Plani B/ Kosova ka një tjetër shans për tu kualifikuar në ‘Euro 2020’. Ja detajet ...

17:54, 15/11/2019

Kosova nuk arriti të kualifikohej në Kampionatin Europian nëpërmjet fazës kualifikuese, pasi mbrëmjen e djeshme pësoi humbje 2-1 përballë Republikës së Çekisë.

Por, gjasat për kualifikim akoma janë të hapura. Nga 24 përfaqësueset që do të jenë në ‘Euro 2020’, katër prej tyre do të zgjidhen përmes ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Secila ligë (A, B, C, D) do ta ketë rrugëtimin e vet kualifikues. Fituesit e grupeve (Kosova si fituese e Grupit 3 në Ligën D) do të përballen me njëri-tjetrin dhe në fund do të caktohet fituesi i ligës (në këtë rast i Ligës D) që do të sigurojë biletën për në Kampionatin e ardhshëm Europian.

Fituesit e grupeve në Ligën D janë: Gjeorgjia me 16 pikë (Grupi 1), Bjellorusia me 14 pikë (Grupi 2), Kosova me 14 pikë (Grupi 3) dhe Maqedonia e Veriut me 15 pikë (Grupi 4).

Në vazhdim do të zhvillohen dy ndeshje gjysmëfinale. Gjeorgjia ndaj Bjellorusisë dhe Maqedonia e Veriut kundër Kosovës. Pritësit të ndeshjeve gjysmëfinale janë skuadrat me renditje më të mirë. Pra, Gjeorgjia luan si vendas kundër Bjellorusisë, ndërsa Maqedonia e Veriut e pret Kosovën.

 

Datat e ndeshjeve gjysmëfinale:

26.03.2020: Gjeorgji – Bjellorusi (Gjysmëfinalja 1)

26.03.2020: Maqedoni e Veriut – Kosovë (Gjysmëfinalja 2)

Finalja do të zhvillohet ndërmjet fituesit të Gjysmëfinales 1 dhe fituesit të Gjysmëfinales 2.

31.03.2020: Fituesi i Gjysmëfinales 1 – Fituesi i Gjysmëfinales 2 (Finalja kualifikuese)

Kampionati Evropian, ‘Euro 2020’, do të fillojë me ndeshjen e parë në “Stadio Olimpico” të Romës më 12 qershor 2020.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 12 korrik 2020 në "Wembley Stadium" të Londrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco