Juventusi i ofron Milanit shkëmbim mes një lojtari dhe Donnarumma

Juventusi i ofron Milanit shkëmbim mes një lojtari dhe Donnarumma

17:05, 15/11/2019

Në mediat italiane po qarkullon lajmi se Juventus ka shfaqur interes për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Klubi bardhezi do t’i ofrojë milanezëve njërin mes Merih Demiral dhe Daniele Ruganit në shkëmbim të Donnarummas.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport” 20 vjeçari ka kërkuar rritjen e pagës, mirëpo drejtuesit e kuqezinjve dëshirojnë që të vazhdojnë akoma me pagën aktuale. Gardiani italian përfiton 6 milion euro në sezon.

Nga kjo mosmarrëveshje mes portierit dhe drejtuesve kërkon të përfitojë Juventus, e cila me anë të drejtorit të saj sportiv Fabbio Paratici, do të paraqesë në zyrat e Milanit ofertën për Gianluigi Donnarumman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco