Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Presidenti i UEFA-s i ftuar nderi në Shqipëri-Francë, ja çfarë thotë për stadiumin e ri

Presidenti i UEFA-s i ftuar nderi në Shqipëri-Francë, ja çfarë thotë për stadiumin e ri

15:07, 15/11/2019

Shqipëria do të përballet ditën e diel ndaj Francës, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Ky do të jetë një moment historik për futbollin shqiptar, pasi do të inaugurohet edhe stadium i ri Kombëtar.

Një impiant modern me një kapacitet prej 21 mijë e 690 vendesh.

Nga 17 nëntori dhe në vazhdim të gjithë tifozët do të kenë mundësinë t’i shikojnë ndeshjet në një mjedis modern.

Në këtë ditë historike për futbollin shqiptar, nuk do të mungojë as presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili do të jetë një nga të ftuarit e nderit.

Image

Ai shprehet i lumtur që Tirana ka një stadium që publiku shqiptar e meriton vërtetë.

Në mënyrë që futbollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa më shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambient të sigurt dhe të rehatshëm. Stadiumi “Air Albania” është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme”, u shpreh Ceferin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco