Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Ish-lojtari i Juventusit zbulon prapaskenën: Në verë isha pranë Milanit

Ish-lojtari i Juventusit zbulon prapaskenën: Në verë isha pranë Milanit

14:47, 15/11/2019

Medi Benatia u largua nga Juventusi 10 muaj më parë, kur në janar 2018 vendosi të shkojë në Katar.

Sidoqoftë, rikthimi në Itali ka qenë një mundësi e vërtetë.

Vetë lojtari e zbuloi këtë për “Tuttosport” për të cilën tha: “Roma më kërkoi vetëm kur Masara ishte ende atje, pastaj ai shkoi në Milano. Kuqezinjtë më kërkuan me forcë, ata më donin vërtet. Isha shumë afër Milanit gjatë verës”.

Juventusi, gjithashtu, u interesua për kthimin e Benatias, pas dëmtimit që pësoi Giorxho Chiellini në fund të gushtit, por Sarri preferoi të vijonte me lojtarët që kishte.

“Drejtori Paratiçi më telefonoi pas lëndimit të Chiellinit. Ishte një mundësi e mirë për t’u kthyer në Torino, por Al Duhail nuk pranoi”, tha mbrojtësi.

Një sqarim Benatia e dha edhe për konfliktin me ish-trajnerin Allegri: “Ai (Allegri) më kishte paralajmëruar se Bonucci do të kthehej, por edhe se duhej ta fitonte vendin e tij. Nuk ndodhi ashtu. Nga korriku deri në dhjetor luajta fare pak”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco