Ivan Rakitic mund të bëjë lëvizjen e papritur, nga Barcelona në Madrid

Ivan Rakitic mund të bëjë lëvizjen e papritur, nga Barcelona në Madrid

13:46, 15/11/2019

Ivan Raktic po kalon një nga momentet më të vështira në karrierën e tij, teksa është detyruar të qëndrojë në stol për ndeshjet e këtij sezoni.

Pas transferimit të Frenki De Jong te Barcelona, mesfushori kroat i ka ndjekur ndeshjet nga stoli, për shkak se Valverde preferon holandezin në 11-shen titullare.

Shpeshherë Rakitic i ja shprehur hapur pakënaqësitë në lidhje me situatën ku ndodhet, dhe një largim i tij në merkaton e janarit është i pashmangshëm.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se për futbollistin interesohen dy ekipet italiane, si Juventusi dhe Interi, të cilët duan ta kenë në ekipet e tyre kroatin.

Por, nuk janë vetëm këto dy skuadra që kërkojnë të marrin shërbimet e futbollistit.

Sipas asaj që shkruan “Movistar”, në gjurmët e 31-vjeçarit, është edhe Atletico Madridi.

Simeone e pëlqen shumë mesfushorin, dhe thuhet se drejtuesit e “Los Cholconeros”, janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për të firmosur me futbollistin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco