Dëmtohet rëndë James Rodriguez, rrezikon të mbyllë të gjithë sezonin

Dëmtohet rëndë James Rodriguez, rrezikon të mbyllë të gjithë sezonin

12:52, 15/11/2019

James Rodriguez duket se ka qenë i pafat në këtë grumbullim me Kombëtaren e Kolumbisë.

Mesfushori i Real Madridit është lënduar në gjurin e majtë gjatë seancës stërvitore dhe menjëherë është shtrirë në tokë, për t’u dërguar më pas në infermieri.

Dyshimet e para flasim për një këputje të ligamentit, çka do të thoshte se sezoni i fantazistit mbyllet para kohe.

Megjithatë, analizat e radhës do të tregojnë me detaje për seriozitetin e dëmtimit.

Një periudhë e pafat kjo për James Rodriguez, i cili po shijon shumë pak minuta me Real Madridin.

Futbollisti kërkoi largimin nga “Los Blancos” në merkaton verore, teksa kishte kërkesa nga Napoli dhe Atletico Madrid, por në fund mbeti pjesë e skuadrës së Zidane.

Por, francezi nuk e ka preferuar, ndërsa tashmë nëse konfirmohet dëmtimi, James do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit jashtë fushave të blerta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco