FOTO/ Eliminatoret EURO 2020, ndeshjet që do të luhen sot dhe oraret

FOTO/ Eliminatoret EURO 2020, ndeshjet që do të luhen sot dhe oraret

11:56, 15/11/2019

Do të luhen ditën e sotme 8 sfida të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020.

Në fushë do të zbresin dy kombëtare prestigjioze si Spanja dhe Italia, ndërkohë që nuk do të mungojnë as sfidat vendimtare.

Kujtojmë që si Italia, ashtu dhe Spanja, e kanë siguruar kualifikimin, teksa përballjet e sotme do të vlejnë thjesht për prestigj dhe për të vendosur ndonjë rekord të ri.

Përballje vendimtare do të jetë ajo mes Zvicrës dhe Gjeorgjisë. Përfaqësuesja helvete është e dënuar të bëjë hap fals në takimin e sotëm, pasi do të rrezikonte eliminimin.

Një tjetër sfidë delikate është ajo mes Rumanisë dhe Suedisë. Rumunët ndodhen në vend të 3-të me 14 pikë në 8 ndeshje, ndërkohë që Suedi ka arritur të sigurojë 15 pikë në po 8 ndeshje.

Më poshtë mund të shihni ndeshjet e sotme dhe oraret.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco