Messi: Vetëm Zidane-s nuk i kam rezistuar

Messi: Vetëm Zidane-s nuk i kam rezistuar

10:56, 15/11/2019

Jo vetëm tifozët, kolegë e rivalë, por Lionel Messi ka pasur edhe arbitra të cilët i janë lutur për të pasur një fanellë të tijën, pas një prej ndeshjeve të tij të shumta në karrierë.

Por me sa duket, edhe vetë “Pleshtit” argjentinas i ka ndodhur që t’i përulet dikujt në karrierë, për të pasur bluzën e tij, një idhulli që e ka pasur në fushë si rival, por që sot e ka edhe kundërshtarin më të fortë, ndonëse nga stoli i Realit të Madridit.

Asnjëherë në karrierën time nuk mbaj mend që të pres dikë në fushë apo në tunel për të ndërruar fanellën, me përjashtim të një lojtari të vetëm. S’e mbaj mend se kur, por një herë luajta kundër Zidane dhe i kërkova bluzën. Vetëm atij nuk i rezistova… Në përgjithësi, ne argjentinasit nuk e kemi në gjen që ta ndërrojmë fanellën me një kundërshtar, jemi indiferentë për këtë, nëse nuk vjen ai që të na e kërkojë me ngulm. Ndoshta edhe kur diçka e tillë u bë si modë, neve nuk e kemi përvetësuar diçka të tillë dhe vazhdojmë me këtë traditë. Gjithsesi, vetëm Zidane-s nuk mund t’i rezistoj”, u shpreh Lionel Mesi për “TyC Sports”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco