Italia e Mancinit, 7 rekordet që mund të thyejë sot

Italia e Mancinit, 7 rekordet që mund të thyejë sot

09:37, 15/11/2019

Italia e ka siguruar biletën e “Euro 2020” me tri ndeshje përpara. Por nëse fitojnë sot në Bosnjë, përveçse garantojnë vendin e parë, thyejnë ose barazojnë të paktën 7 rekorde.

Mund të arrijnë fitoren e 10-të radhazi, duke thyer rekordin e vendosur në vitet 1938-1939.

Do të ishte fitorja e 10-të radhazi për një trajner (Mancini), i cili do të thyente rekordin e Pocos në 1938-1939.

Do të ishte numri më i lartë i fitoreve (12) për një trajner të vetëm pas 18 ndeshjesh (do barazonte rekordin e dy trajnerëve).

Pastaj do vendosej rekordi absolut i fitoreve radhazi në të njëjtin grup kualifikues Europiani (9).

Do të ishte edhe rekord i fitoreve radhazi në kualifikueset e Kampionatit Evropian (13).

Do të ishte edhe rekord absolut i pathyeshmërisë në kualifikueset e Europianit (39 ndeshje radhazi).

Rekordi i shtatë? Fitoret radhazi në një vit kalendarik do bëheshin 9.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco