Challandes: Nuk luajtëm lojën tonë, por Kosova duhet të ndjehet krenare për këtë kombëtar

Challandes: Nuk luajtëm lojën tonë, por Kosova duhet të ndjehet krenare për këtë kombëtar

23:50, 14/11/2019

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është ndalur të flasë pas ndeshje me Çekinë.

Challandes u shpreh se nuk luajtëm lojën tonë, por në tërësi ndjehem krenar për këtë kombëtare

 “Kosova luftoi por nuk mundi dot të dalë në lojën e saj. Luajtëm ndaj një skuadre tepër të fortë dhe duhet ta pranojmë se ishin më të mirë. Urime për kualifikimin”.

“Kisha një ndjenjë që nuk kemi rrezikuar mjaftueshëm me ndërtimin e aksioneve. U kam thënë lojtarëve luani futbollin tuaj, por nuk ndodhi. Arsyeja e parë është se kundërshtarët luajtën me intensitet të lartë”.

“Ne nuk luajtëm mirë, nuk luajtëm futboll. Nuk e di pse skuadra nuk provoi të ndërtonte aksionet. Nuk është kjo loja jonë”.

“Po, Republika Çeke bëri presing, por ne duhet të provonim. Unë them gjithmonë se kualifikimi nuk arrihet nëse nuk luajmë siç dimë. Kjo mrekulli mund të ndodhte duke u mbrojtur, por nuk ishte mënyra e duhur. E uroj skuadrën, jo për sonte, por për eliminatoret në tërësi. U them, faleminderit për gjithçka. Kosova duhet të jetë krenare”.

“Nuk jam pishman për zgjedhjet. Secili aksion mund të ishte gol. Ata morën lojën në dorë dhe ne duhej adaptoheshim. Nuk mund të jem nervoz, mund të jem nervoz vetëm se nuk luajtëm  lojën tonë. Vetëm për këtë jam pishman”.

“Kishim disa lëndime dhe ne nuk kemi 40-50 lojtarë kosovarë që të zëvendësojmë të gjithë. Unë i përgëzoj lojtarët për atë që kanë dhënë” ka thënë Challandes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco