Muric: Tifozët çekë u treguan racistë ndaj nesh

Muric: Tifozët çekë u treguan racistë ndaj nesh

23:31, 14/11/2019

Portieri i Kosovës Aro Muric ka folur për mikrofonat e “SuperSport” pas ndeshjes me Çekinë.

Muric deklaron se ndaj tij dhe lojtarëve të tjerë të Kosovës u bënë thirrje raciste.

21 vjeçari shtoi  se cekët fituan sepse ishin më të koncentruar dhe se kombëtarja kosovare nuk arriti t’i bëjë ballë.

“Po sonte ishin shumë të mirë. Na kanë bërë presion, ne s’kemi mundur t’i bëjmë ballë”, ka thënë gardiani i kombëtares kosovare.

“Nuk e pashë topin tek goli i parë. Lojtarët u munduan ta bllokonin…”. tha Muric.

“Kanë thënë gjëra raciste. Ne u munduam të veprojmë si sportistë” ,  përfundoi portieri i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco