Bare: U futëm në fushë si të përgjumur, besoj se lojtarët dhe tifozët  kishin mendjen te Franca

Bare: U futëm në fushë si të përgjumur, besoj se lojtarët dhe tifozët kishin mendjen te Franca

23:18, 14/11/2019

Shqipëria u ndal në barazim 2-2 përballë Andorrës.

Pas ndeshjes, mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, foli për mikrofonin e “RTSH”, teksa u shpreh:

“Unë besoj se lojtarët dhe tifozët mendjen e kishin te Franca. Kjo ndeshje ishte më e vështira. U futëm në fushë si të përgjumur. Pavarësisht se krijuam shumë raste, me 2 herë në portë u ndëshkuam. Menduam se do ta zgjidhnim rezultatin më shpejt.

Ndeshja me Francën është me doemos për të fituar, pavarësisht se është e vështirë. Shpresoj që mos bëjmë këtë që bëmë sot me Andorrën”, u shpreh Bare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco