Kosova mundet nga Çekia, ‘Dardanët’ humbasin shansin për kualifikim

Kosova mundet nga Çekia, ‘Dardanët’ humbasin shansin për kualifikim

22:41, 14/11/2019

Kosova është mundur me rezultatin 2-1 në përballjen ndaj Çekisë, e vlefshme për eliminatoret e EURO2020.

Ishin “Dardanët” ata që kaluan në avantazh të parët, me anë të Atdhe Nuhiut. Sulmuesi shtatlartë shënoi me kokë në minutën e 51-të.

Mirëpo çekët arritën të përmbysin gjithçka. Fillimisht në minutën e 69’ ishte mesfushori Alex Kral që realizoi nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

Ndërsa pas 8 minutash në skenë del mbrojtësi Ondrej Celustka i cili përfiton nga rrëmuja në zonën kundërshtare.

Me këtë humbje “Dardanët”  humbasin dhe shansin për t’u kualifikuar në këto eliminatore.

Pavarësisht rezultatit dhe mos kualifikimit, kombëtarja e Kosovës na ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme në këto eliminatore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco