Shqipëria i shpëton turpit, ndalet në barazim përballë Andorrës

Shqipëria i shpëton turpit, ndalet në barazim përballë Andorrës

22:34, 14/11/2019

Shqipëria u ndal në barazim përballë Andorrës.

Mes vështirësive kuqezinjtë barazuan me rezultatin 2-2 në sfidën që u zhvillua në “Elbasan Arena” e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Pas 7 minutash lojë Bekim Balaj gjen rrugën e rrjetës duke zhbllokuar rezultatin. Pas një harkimi të Roshit nga e djathta, sulmuesi shkodran godet saktë me kokë duke tundur rrjetën!

Gëzimi i kuqezinjve nuk zgjati shumë pasi mbrojtësi Cristian Martinez Alejo mposhti portierin e Shqipërisë, Etrit Berishën.

Pjesa e dytë nisi shumë keq për Shqipërinë pasi miqtë përfitojnë nga “përgjumja” në mbrojtjen kuqezi dhe më pas përmbysin rezultatin në 1-2.

Është Rei Manaj ai i cili realizoi, pas asist të Roshit! Sulmuesi lushnjar godet bukur brenda zonës duke e dërguar topin në cepin e portës!

Pas këtij barazimi, Shqipëria renditet në vendin e katër të Grupin H me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa Franca dhe Turqia kanë siguruar kualifikimin  për në Kampionatin Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco