Barazimi ndaj Islandës, Turqia pret biletën për në Kampionatin Europian

Barazimi ndaj Islandës, Turqia pret biletën për në Kampionatin Europian

20:47, 14/11/2019

Turqia ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Europian.

Të besuarit e Senol Gunes i mjaftoi vetëm një barazim pa gola ndaj Islandës duke siguruar pjesëmarrjen në eventin prestigjioz.

Vendasit e dominuan lojën duke pasur shumë raste shënimi, por nuk ia dolën.

Me këtë pikë të marrë Turqia shkon në vendin e parë me 20 pikë, ndërsa Islanda qëndron në vendin e tretë me 16 pikë, kur duhet edhe një ndeshje nga fundi i eliminatoreve. Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në grupin H, aty ku është edhe Shqipëria me Francën, me këta të fundit që ndodhen në kuotën e 19 pikëve dhe luajnë sot me Moldavinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco