Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Kallaku: Nuk na tremb Anglia, jam i barabartë me ta

Kallaku: Nuk na tremb Anglia, jam i barabartë me ta

19:16, 14/11/2019

Futbollisti i Shpresave, Sherif Kallaku ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur për ndeshjen ndaj Anglisë. Mesfushori u shpreh se nuk e trembin emrat e britanikëve dhe se ndjehet i barabartë me ta.

Kundërshtari? “Futbolli i sotëm ka treguar që ekipet me emër më të vogël mund t’i përballojnë ato me emër më të madh dhe të marrin një rezultat pozitiv. Shpresojmë ta bëjmë edhe ne. Yjet e Anglisë? Përderisa unë futem në fushë me ata, jam i barabartë dhe nuk më tremb askush. Janë tre rezultate dhe nuk kemi presionin e pikëve, siç e ka Anglia. Edhe një barazim do të ishte pozitiv për ne.

Objektivat? Mendojmë ndeshjen e radhës dhe pastaj do shohim vazhdimësinë e Kombëtares.  Ndihmon kjo ndeshje për të ardhmen? “Në një të ardhme mund të jetë e mirë, sepse na shërben nga eksperienca. Pse jo dikush nga ne që luan në Superligë, mund të luajë dhe jashtë, do e ketë më të thjeshtë duke u përballuar me këta emra. Të ardhmen ia lëmë kohës. Jemi të qetë dhe e shohim si ndeshje radhe, nuk na tremb asnjë emër”, tha Kallaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco