'Mjeshtre e Madhe'/ Luiza Gega për SYRI.net: Duhet ta nisësh jetën nga zero, objektivi i radhës...

'Mjeshtre e Madhe'/ Luiza Gega për SYRI.net: Duhet ta nisësh jetën nga zero, objektivi i radhës...

18:08, 14/11/2019

“Mjeshtre e Madhe” është titulli me të cilin Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e atletikës shqiptare, Luiza Gegën.

Menjëherë pas ceremonisë, Luiza Gega në një prononcim ekskluziv për SYRI.net foli për vështirësitë që has çdo ditë dhe për kënaqësinë që i dhuroi ky titull.

“Sigurisht që është emocion të vlerësohesh me këtë titull nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Sepse në një farë mënyre vlerësohet e gjithë lodhja, mundi e sakrifica ndër vite si dhe njëkohësisht vlerësohen dhe arritjet e mia kombëtare dhe ndërkombëtare që i kam dhënë vendit tim”, tha ajo për SYRI.net.

Mendon që mund të ketë një vlerësim më të madh për sportistët elitarë?

“Unë këtë temë e kam diskutuar shumë shpesh dhe sigurisht që duhet të këtë vlerësimin e duhur pasi për fat të keq nuk e ka. Të besh sport elitar do të thotë të sakrifikosh të gjithë rininë tënde për të përfaqësuar vendin tënd sa më denjësisht dhe kur vjen fundi i këtij sporti duhet ta nisesh jetën nga zero”, përfundoi Luiza Gega.

Gjithashtu atletja Gega shpalosi edhe objektivin e saj të radhës, ku do të synojë që të renditet në 10-cen më të mirë të lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

“Objektivi i radhës janë lojërat Olimpike në “Tokyo 2020” ku unë do mundohem në maksimumin tim që nëpërmjet punës dhe përgatitjes që tashmë kam filluar ta përfaqësoj vendin tim sa më mirë që të mundem. Dhe sigurisht që siç isha në top 10-cen më të mirë të botës këtë vit, do të jem edhe në top 10-cen më të mire të Olimpiadës dhe pse jo me një pozicionim akoma më të mirë. / SYRI.net /

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco