Deklarata bombastike: Lewandowski në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon

Deklarata bombastike: Lewandowski në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon

17:40, 14/11/2019

Sulmuesi i Leipzigut, Timo Werner ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e jashtëzakonshme e Robert Lewandowskit.

Në një prononcim për mediat gjermane, Werner nuk nguron ta krahasojë sulmuesin e Bayernit mes lojtarëve më të mirë në botë, duke rivalizuar Messin dhe Ronaldon, shkruan SYRI.net.

"Nuk mund të shënosh çdo ndeshje nga dy gola, vetëm nëse e ke emrin Robert Lewandowski. Mendo që ke tre-katër gola distancë nga ai, shënon dy në Berlin dhe në darkë ulesh përpara televizorit për të parë ndeshjen e madhe me Dortmund dhe ai shënon dy të tjerë. Aty pyet veten: kundër kujt nuk do shënojë ky? Ajo që po bën në këtë moment është mbase e krahasueshme me 1-2 veta në gjithë botën, është në një kategori me Messin dhe Ronaldon", u shpreh Timo Werner.

Lewandowski kryeson listën e golashënuesve këtë sezon me 16 rrjeta, ndjekur në vendine  dytë nga Werner me 11 gola.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco