Ronaldo: Si jeni? Kapiteni nuk është mirë, ai është shumë mirë

Ronaldo: Si jeni? Kapiteni nuk është mirë, ai është shumë mirë

17:39, 14/11/2019

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes për shkak të episodit jo të këndshëm në përballjen ndaj Milanit.

Portugezi nuk e priti mirë zëvendësimin në minutën e 55’, i cili në shenjë proteste shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, duke mos i dhënë dorën trajnerit.

Por, nëse trajneri Maurizio Sarri e justifikoi zëvendësimin e tij duke thënë se Ronaldo po vuan nga një dëmtim në gju dhe nuk arrin të bëjë dot as pasimet më të lehta pa ndjerë shqetësim.

Megjithatë për ta nxjerrë blof teknikun italian, ka menduar vetw futbollisti. Ky i fundit  i “kapur” nga gazeta luzitane “Maisfutebol”, që filmoi disa momente të kombëtares, e cila po kalonte kohën e lirë, dha një sinjal tjetër.

“Unë po ju them një gjë për të gjitha faqet e para të gazetave kombëtare: kapiteni nuk është mirë, ai është shumë mirë. Ekuilibri është gjithmonë pozitiv. Tani flisni me lojtarët e tjerë”, u shpreh Ronaldo para kamerave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco