Zbulohet formacioni i Kosovës për ndeshjen me Çekinë

Zbulohet formacioni i Kosovës për ndeshjen me Çekinë

17:06, 14/11/2019

Mbrëmjen e sotme Kosova do të përballet në transfertë me Çekinë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e EURO2020.

“Dardanët” vijnë në këtë takim me shumë mungesa, ku më kryesorja është ajo e Vedat Muriqit. Megjithatë trajneri Bernard Challandes e ka gati formacionin anti- Çeki.

Në portë do të jetë Aro Muric, ndërsa përpara tij do të rreshtohen Kololli, Alitin, Rrahmanin dhe Vojvoda.

Mesfusha pritet të formohet nga Besar Halimi dhe Valon Berisha, ndërsa përpara tyre do të jenë Celina, Zhegrova, Rashani dhe Rashica.

Formacioni i Kosovës ashtu si në çdo ndeshje pritet të jetë sulmues për të kërkuar me patjetër fitoren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco