Reja bën ndryshimet e fundit, zbulohet formacioni i Shqipërisë anti-Andorra

Reja bën ndryshimet e fundit, zbulohet formacioni i Shqipërisë anti-Andorra

16:43, 14/11/2019

Sot në orën 20:45 Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet në “Elbasan Arena” përballë Andorra-s në ndeshjen e parafundit për eliminatoret në Euro 2020.

Kombëtarja ka mbyllur sot përgatitjet me një seancë paradite në Durrës, që ka shërbyer për të njohur skuadrën përfundimisht me formacionin që pritet të hedhë në fushë trajneri Edi Reja.

Tekniku italian ka bërë disa ndryshime, duke lënë titullarë të rëndësishëm jashtë formacionit, kjo edhe për t’i ruajtur për ndeshjen e së dielës ndaj Francës.

“Panorama Sport” mëson se me skemën 3-5-2, mbrojtja konfirmon Ismajlin, Gjimshitin dhe Veselin. Në qendër të mesfushës risitë janë Ramadani dhe Ndoji, ndërsa nga krahët do të luajë Roshi dhe Trashi.

Si titullarë do ta nisë edhe Memushaj, i cili kishte shfaqur shqetësime pas një goditje në brinjë që kishte marrë në ndeshjen e fundit me Peskarën në Serinë B. Ndërsa dyshja e sulmit do të përbëhet nga Manaj dhe Balaj, duke bërë kështu shtyrjen e debutimit për Florian Kamberin, i cili u dëmtua dje në kavilje dhe gjasat janë të mos grumbullohet fare për këtë takim.

Ndërkohë, deri pak orë para ndeshjes në dyshim vazhdon të jetë porta, por Berisha duket më i avantazhuar të jetë titullar sot ndaj Andorrës.

Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka shkuar në kuotën e 15 pikëve, por tashmë ka shansin që, me triumfin ndaj Andorrës, ta bëjë realitet edhe këtë statistikë historike.

Formacioni i mundshëm:

---------------------- Berisha ----------------------

Ismajli ------------ Gjimshiti -------------- Veseli

Roshi - Ramadani - Ndoji - Memushaj - Trashi

------------------ Manaj -- Balaj ------------------

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

K14/11/2019 19:31

EDI RAMA pasi po mundohet te shkatroje kosoven me ndarjen e saj tani me emerimin e Trajnerit te kombetares Edi Rejas po percan edhe kombetaren shqiptare duke perjashtuar pothuajse nje pjese te lojtareve te rendesishme te kombetares si mavraj ,gashin,xhaken,grezden dhe shume lojtare te tjere me qellim diskriminimin e tyre dhe largimin e tyre dhe berja e nje kombetare vetem me shqiptare te shqiperise dhe kjo eshte ndarja tjeter qe u behet shqiptareve .I nderuari Cim peka beje te madhe kete pune se eshte gjeja me e ndyre qe I behet tifozave shqiptare.Respekte

Shto koment

Denonco