Granit Xhaka mesazh emocionues për ditëlindjen e nënës së tij: E shtrenjta e jetës time!

Granit Xhaka mesazh emocionues për ditëlindjen e nënës së tij: E shtrenjta e jetës time!

16:29, 14/11/2019

Granit Xhaka ka postuar një mesazh emocionues në drejtim të nënës së tij e cila sot feston ditëlindjen.

Futbollisti i Arsenalit ka gjetur fjalë të bukura dhe të ndjera për ta uruar në shqip nënën e tij.

“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunëtore, por mbi të gjitha si NJERI.

E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja.

Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gëzuar ditëlindjen nena ime e dashur, personi me i shtrenjtë në jetën time”, shkruan Graniti në ‘Instagram’ përkrah disa fotove mjaft të veçanta familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco