Real Madrid dhe Barcelona kanë një objektiv të përbashkët

Real Madrid dhe Barcelona kanë një objektiv të përbashkët

15:46, 14/11/2019

Pritet të jetë një verë e nxehtë ajo e 2020-ës, për sa i përket merkatos të dy ekipeve spanjolle, Barcelonës dhe Real Madridit.

Të dyja skuadrat kanë disa objektiva të përbashkët, dhe një nga ta është edhe sulmuesi i Arsenalit, Pierr-Emerik Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni është një nga futbollistët më të spikatur te skuadra e Emery, por shumë shpejt mund të largohet që andej.

Sipas mediave britanike, në gjurmët e futbollistit janë dy ekipet më të mëdha të Spanjës.

Barcelona dhe Reali e pëlqejnë shumë futbollistin dhe në verë thuhet se do të bëjnë një përpjekje për ta afruar në ekipet e tyre përkatëse.

Sipas “Sky Sport”, sulmuesi do të qëndrojë deri në fund të sezonit tek Arsenali, dhe në rast se këta të fundit nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve, atëherë Aubameyang mund të kalojë te një nga skuadrat e interesuara për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco