Dështoi te Monaco, Henry bëhet trajner në MLS

Dështoi te Monaco, Henry bëhet trajner në MLS

15:23, 14/11/2019

Thierry Henry është rikthyer përsëri në stolin e një skuadre, pasi u largua në janar të këtij viti nga Monako.

Legjenda e Arsenalit mori drejtimin e klubit francez në tetor të vitit të kaluar, por aventura e tij aty nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi u shkarkua pas vetëm 3 muajve, për shkak të rezultateve të dobëta.

Tashmë francezi është rikthyer përsëri në drejtimin e një skuadre, teksa është emëruar në stolin e skuadrës nga MLS, Montreal Impakt.

42-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2022, ku shpreson ta udhëheqë këtë skuadër drejt sukseseve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco