Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Menaxheri i Marash Kumbullës flet për interesimin e Juventusit

Menaxheri i Marash Kumbullës flet për interesimin e Juventusit

14:38, 14/11/2019

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më interesante në Serinë A, ku mbrojtësi i Veronës po bën paraqitje të shkëlqyera duke marrë vlerësime të rëndësishme.

Sigurisht që këto paraqitje e kanë kthyer në një objektiv të klubeve të njohura në Itali e në Europë, duke filluar nga Juventusi, i cli flitet se po bën gati një ofertë për të siguruar këtë lojtar me shumë perspektivë.

Menaxheri i tij, Xhani Vitali, ka treguar se si është situata e mbrojtësit aktualisht, duke iu referuar zërave të merkatos që nuk ndalen në këto ditë.

“Marashi po paraqitet shumë mirë, jemi të lumtur për paraqitjet e tij dhe shpresojmë që të mund të vazhdojë të përsëritë paraqitjet me Veronën”, tha ai për “Tuttojuve”.

“Zërat për Juven? Marashi përmendet në shumë klube italiane dhe europiane. Sigurisht, të kesh mbi vete sytë e një klubi të madh si Juventus të jep kënaqësi, por për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt me klubin bardhezi. Djaloshi, i cili po mahnit kë nuk e njihte, po mendon vetëm që të bëjë mirë me Veronën”, tha menaxheri i futbollistit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco