Mënyra se si kualifikohet Kosova në Evropian nga Grupi A

Mënyra se si kualifikohet Kosova në Evropian nga Grupi A

13:48, 14/11/2019

Sot do të luhen disa prej ndeshjeve të parafundit në grupet eliminatore të EURO 2020, ku sportdashësit shqiptarë do ta kenë vëmendjen te sfida e kuqezinjve me Andorrën dhe interes të veçantë paraqet transferta e Kosovës në Çeki.

“Dardanët” janë në garë për kualifikim dhe sfida me çekët është vendimtare.

Në Grupin A, situata e ekipeve është e tillë që Anglisë i mjafton një barazim për t’u kualifikuar dhe ekipi tjetër do të diskutohet mes Kosovës dhe Çekisë.

Si kualifikohen skuadrat nga Grupi A?  

Anglisë i mjafton një barazim ndaj Malit të Zi për t’u kualifikuar, ose nëse Kosova humb me Çekinë.

Çekia kualifikohet nëse mund Kosovën.

Kosovës i duhet një fitore ose një barazim për të mbajtur hapur shpresat për kualifikim.

Nëse fiton Kosova, do t’i duhet edhe një barazim në sfidën e fundit me Anglinë në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco