Mascherano drejt aventurës së re tek Interi i Beckamit

Mascherano drejt aventurës së re tek Interi i Beckamit

13:20, 14/11/2019

Inter Miami, klubi i krijuar nga David Beckham, është në fazën finale të përgatitjeve për të nisur rrugëtimin për herë të pare në histori në Major League Soccer.

Për ta bërë në mënyrën më të mirë, Beckham e di që i nevojitet një lojtar i famshëm dhe i përzgjedhuri është Javier Mascherano që ka dhe eksperiencën e duhur.

Mesfushori argjentinas do të mbyllë aventurën në Kinë me Hebei me të cilët i përfundon edhe kontrata për të zbarkuar në janar në kontinentin e ri për aventurën e radhës.

Palët janë në bisedime të avancuara dhe ekziston dëshira e dyanshme për ta mbyllur me sukses një operacion të tillë, i pari i një rëndësie të tillë për Inter Miami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco