Eliminatoret EURO 2020, ndeshjet e sotme që nuk duhet ti humbisni për t’i parë

Eliminatoret EURO 2020, ndeshjet e sotme që nuk duhet ti humbisni për t’i parë

12:34, 14/11/2019

Jo vetëm Shqipëri-Andorrë dhe Republikë Çeke-Kosovë, pasi e enjtja e eliminatoreve që vjen me ndeshjet e raundit të parafundit në grupet A, B dhe H nuk duhet humbur kurrsesi, pasi luhen shumë takime interesante.

Gjithçka nis në orën 18:00 me sfidën Turqi-Islandë e vlefshme për grupin ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë tanë.

Një barazim i mjafton skuadrës së Senol Gunes për të prekur edhe matematikisht kualifikimin.

Në “Turk Telekom Arena” në Stamboll pritet një duel spektakolar, me turqit që do të bëjnë çmos për të prerë biletën për në fazën finale të Euro 2020, mision jo i lehtë.

Për objektivat e Shqipërisë do të ishte mirë që të fitonte Turqia, pasi me një fitore ndaj Andorrës dhe me një humbje të Islandës kuqezinjtë do të ngjiteshin në vendin e 3-të të renditjes.

Në grupin H sot luhet edhe dueli mes Francës dhe Moldavisë një ndeshje e lehtë në letër edhe për gjelat që nëse triumfojnë kualifikohen për në fazën finale të Euro 2020.

Në grupin A përveç takimit Republikë Çeke-Kosovë luhet edhe sfida mes Anglisë dhe Malit të Zi me tre luanët që nëse marrin qoftë edhe 1 pikë kualifikohen zyrtarisht në Euro 2020.

Do të kërkojë të ruajë vendin e dytë ndërkohë në grupin B, Portugalia që me Cristiano Ronaldon në fushë do të sfidojë Lituaninë ndërkohë Serbia që lufton në distancë me luzitanët do të përballet me Luksemburgun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco