Ndeshja me Çekinë, Kombëtarja e Kosovës merr një tjetër goditje

Ndeshja me Çekinë, Kombëtarja e Kosovës merr një tjetër goditje

23:25, 13/11/2019

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një tjetër goditje përpara sfidës me Republikën Çeke.

Mesfushori Herolind Shala do të mungoi në ndeshjen e nesërme për shak të një dëmtimi.

Shala ishte në dyshim për këtë ndeshje, por tashmë gjithçka është konfirmuar.

27 vjeçari i bashkohet kështu Vedat Muriqit, Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut të cilët mungojnë në këtë ndeshje

ImageTrajneri "Dardanëve" Bernard Challandes zbuloi të hënën në një konferencë për media se mesfushori i Valerenga kishte një shqetësim dhe se nuk dihej nëse do të luante.

“ Kemi një problem me Shalën, ta shohim nëse do të jetë gati. Ai dëshiron të luajë por të shohim”, kishte thënë Challandes.

Tani burime të Gazetës Express nga hoteli ku po qëndron Kombëtarja kanë bërë të ditur se Shala do të mungojë përfundimisht.

Anel Rashkaj do të jetë zëvendësuesi i Herolindit në mesfushë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco