Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

‘Mbappe do të thyejë çdo rekord, flasim pas 20 vitesh’

‘Mbappe do të thyejë çdo rekord, flasim pas 20 vitesh’

23:08, 13/11/2019

Legjenda e sulmit francez, Thierry Henry, nuk ka kursyer elozhet për Kylian Mbappe.

Madje Henry ka paralajmëruar thyerjen e të gjithë rekordeve nga ana e yllit të PSG-së.

 “Do të ngrejë nivelin e skuadrës dhe do të thyejë të gjithë rekordet në ekipin kombëtar, nëse nuk do të kushtëzohet nga dëmtimet dhe nëse do të luajë gjatë për Francën”.

“Do të flasim për atë në 20 vitet e ardhshme, sepse po bën gjëra të pabesueshme. Shpresoj ta shoh akoma në fushë edhe pas 15-20 vitesh, duke marrë shkas nga disa kampionë si Ibrahimovic për shembull e të tjerë që arrijnë të luajnë thuajse deri në 40 vjeç”, deklaroi Thierry Henry.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco